Çdo urgjencë të njoftuar në cilëndo orë, ata janë në gjendje gatishmërie për të ofruar ndihmën ku kërkohet.
Por pavarësisht përkushtimit për punën, këta zjarrëfikës kanë një shqetësim të gjithë të njëjtë.
Mospagesa e rrezikshmërisë është ajo që ka revoltuar këta.
“Na kemi mendu se na kanë lënë shumë ulët më koeficientë dhe ish dashtë më i pa përgjegjësit që i kanë profilet dhe më bë krahasimin, te na ende nuk paguhet rrezikshmeria në punë dhe ne i kemi dërgu si brigadë propozimet tona dhe cilat janë arsyet pse neve na takon rrezikshmeria”, ka deklaruar Mal Gashi, Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.
E-mailin e fundit për një takim urgjent më Ministrin e Punëve të Brendshme për të diskutuar për mos kompensim të festave zyrtare, orëve shtes e poashtu koeficientin që iu është vendosur, sindikata e këtij sektori e derguan vetëm një ditë më parë.
Muharrem Beka, përfaqsues i sindikatës përmes telefonit për RTV Dukagjinin ka thënë se nëse kërkesa e tyre nuk mirret parasysh do të dalin në protestë.
Shqetësimin e njëjtë të ditur e kanë bërë edhe punëtoret e Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët po ashtu nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet.
“Stafi mbështetës dhe teknik, nuk janë të kënaqur me koeficient, puna është keq për ta. Ankesa kemi dërguar në Gjykat Kushtetuse dhe përmes Avokatit të Popullit. Për momentin si na si Policia nuk jemi të përfshire për rrezikshmëri. Parashihet që të kemi buxhet për rrezikshmeri por vetëm premtime deri tash nuk është realizu asgjë”, ka deklaruar Zenun Sadikaj, Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Ndonëse për vlersimin e rrezikshmëris është formuar një komision nga Ministria e Punëve të Brendshme, por të njëjtit nuk kanë treguar se cilat profilet janë ato që rrezikohen më shumë.