Zjarri në një depo në Çagllavicë, s’ka të lënduar – vetëm dëme materiale

Nga shpërthimi i zjarrit në depon e pajisjeve shëndetësore në Çagllavicë, në rrugën Prishtinë - Ferizaj, deri më tani nuk raportohet për të lënduar dhe ka vetëm dëme materiale

Dukagjini ka raportuar më herët për shpërthimin e zjarrit në depon e pajisjeve shëndetësore në Çagllavicë.

Lexo më shumë: Shpërthen zjarri në depon e pajisjeve shëndetësore në Çagllavicë

Tashmë lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin, dhe se referuar të dhënave aktuale, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë – Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika