Zjarri në Qendrën tregtare ELKOS në Pejë, Kelmendi: Dëmet janë rreth 35 milionë euro

“Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë  rreth 250”, ka shkruar Kelmendi në Facebook

Gjatë ditës së shtunë është djegur një depo e “ELKOS” në Pejë, e, rreth kësaj nëpërmjet një reagimi në Facebook është deklaruar pronari i qendrës tregtare “ELKOS”, Ramiz Kelmendi.

Kelmendi ka bërë të ditur se dëmet në vlerësimet e para janë rreth 35 milionë euro.

“Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë  rreth 250”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Githashtu, ai ka bërë të ditur se në kohën  ku ka rënë zjarri nuk asnjë punonjës të kompanisë së tij.

“Personalisht, në atë qark kohor isha në punishte, e cila gjendet mu pranë qendrës dhe me të vërejtur tymin, instektivisht së bashku edhe me punëtorët prezent te ekipit të ndertimit kemi ndërhyrë në tentim qe me aparatet e zjarrëfikësve të ndalojme zgjerimin, por që të gjithë jemi asfiksu nga tymi i dendur. Zjarri, po dyshohet të ketë filluar rreth orës 08 e 15 minuta, ndërsa është shpërfaqur rreth orës 08 e 30 minuta. Në kohën kur ka filluar zjarri në depo nuk ka pasur asnjë punonjës të Kompanisë time (orari fillon nga ora 09:00 deri në ora 17:00)”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Klemendi ka falënderuar organet përkatëse dhe të gjithë që e kanë mbështetur.

“Miq dhe ju bashkëpuntorë e të punësuarë. Ju falënderojë nga zemra për mbështetjen, përkrahjen që më ofruat në  këtë ditë të vështirë. Falëndrojë organet përkatëse, Zjarrëfikësit, Policinë, Emergjencat dhe mekanizmat përcjellës, për angazhimin! Ju siguroj se, ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa”, ka shtuar Kelmendi.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika