Zjarri përfshin dy fshatra të Rahovecit, kryetari Latifi apelon për kujdes

Një zjarr i madh përfshiu zonën midis fshatrave Zoqishtë dhe Hoqë e Madhe në Rahovec, ndërsa kryetari Smajl Latifi ka apeluar për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët

Një zjarr i madh ka përfshirë të mërkurën zonën midis dy fshatrave të Rahovecit, Zoqishtë dhe Hoqë e Madhe.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se situata është e vështirë, teksa ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po bëjnë përpjekje të pandërprera për ta shuar zjarrin dhe për të zvogëluar dëmet.

“Ju bëj thirrje të tregojmë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe të thatë, të shmanget ndezja e zjarreve në natyrë dhe të raportohet menjëherë për çdo zjarrvënie të dyshimtë tek autoritetet!” ka apeluar Latifi.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi i qytetarëve është jetik për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës, duke potencuar rëndësinë e raportimit të menjëhershëm të çdo incidenti që mund të çojë në përhapjen e zjarreve të mëtejshme.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika