Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e përfshirjes nga zjarri të disa shkurreve në komunën e Shtërpcës, zjarri është shpërndarë dhe janë djegur edhe 2,5 hektarë me dru.
Në njoftim thuhet se zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin dhe se rrethanat ende janë të panjohura.
“Në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri disa shkurre dhe me pas është shpërndarë edhe në një pjesë prej 2,5 hektarë me dru. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.