Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Alban Zogaj, ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për shpërndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët (nga mosha 0 deri në 16 vjet), duke e quajtur këtë veprim si një blerje votash me fonde publike.
Në FIVE të Dukagjinit, Zogaj theksoi se kjo politikë është një strategji e orientuar ekskluzivisht për fushatë elektorale.
“Puro është një politikë publike e orientuar për fushatë. Ku familjet ndihmohen, gëzohen në mënyrë që edhe të ‘blihet vota’. Ne quajtëm këtë edhe blerje e votës me fonde publike.
Kjo është kritikuar edhe në të kaluarën, po kritikohet edhe tash dhe do të kritikohet gjithmonë, sa herë të ndodhë një shpërndarje e tillë, në kampanja zgjedhore. Ata që e kanë kritikuar po e bëjnë vetë. Blerje votash në kohë fushate”, ka thënë Zogaj.
Zogaj shtoi se kjo qasje është problematike edhe nga pikëpamja ekonomike, pasi nuk ndikon në rritjen e qëndrueshme afatgjate të ekonomisë.
Ai vuri në pah se shumica e fondeve të shpërndara përdoren për konsum, kryesisht për produkte ushqimore, të cilat në pjesën më të madhe importohen.
“Kjo ekonomikisht edhe si politikë është problematike sepse nuk çon në rritje ekonomike afatgjate e as të qëndrueshme. Pra shikoni këta para që shpërndahen, do të shkojnë kryesisht në produkte ushqimore, tash para festave të fundviti.
Produktet ushqimore që kryesisht i konsumojmë në vijnë edhe nga importi. Pra paratë tona po dalin jashtë vendit. Dhe kjo nuk çon në zhvillim ekonomik. Ne insistojmë që fondet publike duhet t investohet në projekte të cilat sjellin zhvillim ekonomik afatgjatë. Për shembull pyetja që e bëjmë ne ekonomistët; nëse dëshiron më i dhënë prapë shoqërisë para, pse po iu merr taksa? Uli taksat, zbriti, lejuani paratë qytetarët në xhepat e tyre”, ka theksuar Zogaj.
Në vend të shpërndarjeve të tilla, Zogaj ka thënë se fondet publike duhet të investohen në projekte që sjellin zhvillim ekonomik afatgjatë dhe të qëndrueshëm, si investime në infrastrukturë dhe projekte kapitale që krijojnë vende të reja pune.
“Produktet ushqimore që kryesisht i konsumojmë në vijnë edhe nga importi. Pra paratë tona po dalin jashtë vendit. Dhe kjo nuk çon në zhvillim ekonomik. Ne insistojmë që fondet publike duhet t investohet në projekte të cilat sjellin zhvillim ekonomik afatgjatë. Për shembull pyetja që e bëjmë ne ekonomistët; nëse dëshiron më i dhënë prapë shoqërisë para, pse po iu merr taksa? Uli taksat, zbriti, lejuani paratë qytetarët në xhepat e tyre.
Ideja e fondeve publike është kryesisht e lidhur me shërbimet publike dhe me projektet infrastrukturore, investimet kapitale. Të cilat e rris ekonominë, krijojnë vende të reja të punës. E zhvillojnë ekonomin në afatgjatë dhe qëndrueshëm”, ka shtuar Zogaj.