Zogaj për qarkoren njëkahëshe: Pas analizave me ekspertë, dalim me vendim final në nëntor

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj në emisionin "Magazina" në Radio Dukagjini ka deklaruar se pas testimit të qarkores njëkahëshe për automjetet do të bëhen analiza me ekspertë të urbanizmit gjersa ka shtuar se "gjatë muajit nëntor besoj do të dalim me rezultate finale"

Alban Zogaj, nënkryetari i Prishtinës





Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj në lidhje me testimin e tretë të qarkores njëkahëshe ka thënë se përkundër kaosit dhe rrëmujës që ka shkaktuar në trafik, ky testim do të sjellë mundësi të mira për komunën e Prishtinës.

“Kësi lloj testime kur bëhen duhet edhe guxim, më mirë është të testohen edhe të merren vendime, sesa pa u testuar fare të bëhet një gabim i madh”, ka deklaruar Zogaj.

Zogaj në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini me Blerina Neziri e Lirik Sylmetaj ka theksuar ndër të tjera se tani për tani nuk mund të diskutohet për rezultatet e këtyre testimeve.

“Nuk mundem që nga tani të parashikoj vendimin final, pas analizave me ekspertë të urbanizmit do të dalim me rezultate dhe besoj gjatë muajit nëntor dalim me vendim final për këtë çështje”, ka vijuar ai.

Sipas Zogajt, ideja e këtyre testimeve është që ky qarkullim të bëhet i përhershëm.

Ndërkaq, në lidhje me këtë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka deklaruar se qytetarët e Prishtinës po trajtohen si minj eksperimental të një eksperimenti të çmendur të Komunës së Prishtinës.

Në një lidhje direkte për Radio Dukagjini, Valentina Demolli nga KMDLNJ ka thënë se “Mund të kenë qëllime të mira, por ka qenë një kaos i jashtëzakonshëm, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë shkruar mesazhe e emaile, janë vonuar për punë” gjersa ka shtuar se shumë prej tyre kanë humbur manifestime të ndryshme.

Valentina Demolli nga KMDLNJ

Ndërsa, Zogaj këto komente të KMDLNJ i ka quajtur “befasuese” dhe të “padrejta”.

“Është e drejtë ligjore e kryetarit, sepse ka vende në botë që e ndalojnë qarkullimin për tërë ditën, e realizojnë një ditë pa makina”.

Në anën tjetër, Demolli ka thënë se nuk është hera e parë që bëhen testime të tilla, por ajo ka propozuar që këto të mos jenë në ditë të punës.

“Dita e premtë dhe e hënë janë më të ngarkuara të komunikacionit në Prishtinë, si ditë më të ngarkuara në komunikacion prandaj nuk mund të bëhen”.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në lidhje me testimin e tretë të qarkores së brendshme, e që ka krijuar kaos në rrugët  e kryeqytetit.

Në një konferencë përmbyllëse të Manifestës, Rama është shprehur duke thënë “Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”.

Këto komente Rama i bëri pasi të premten pati reagime të shumta shumica e të cilave negative duke e cilësuar vendimin e Ramës si “eksperiment me qytetarë”.

Ndryshe, Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre tre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

  • Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së komunës.
  • Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
  •  Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE.
  •  Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.
  •  Rruga “Ukshin Hoti”.
  •  Rruga “Robert Dolli”.

Kolona të gjata në Prishtinë, pas testimit të qarkores njëkahëshe për automjetet

 

 

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika