Të hënën e gjashtë majit në mesditë në Prishtinë si pasojë e kushteve atmosferike, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar. Ndërkaq, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë thirrje në rrjetin e tij social ‘Facebook’, për qytetarët të cilët gjenden në qytetin e Prishtinës, të kenë kujdes nga drunjtë.
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes në pjesët e qytetit që kanë drunj përreth për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Tutje ai ka thënë se “Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve”.
Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga pema, për shkak të erërave të forta, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën.
Një person humb jetën në Prishtinë si pasojë e rrëzimit të një lisi