Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter se sonte nga ora 20:30 minuta në sheshin koncertin “Ramë Lahaj & Friends”!.
Më tej, ai ka ftuar qytetarët të bashkëngjiten në këtë koncerte që sipas tij është “Muzikemagjike”.
“Bashkohuni me ne për një natë magjepsëse!”, ka shkruar Zogaj Twitter.
“Sonte në orën 20:30, sheshi Skënderbeu pret koncertin “Rame Lahaj & Friends”!”
“Me Tenor Rame Lahaj, Soprano Yulia Suleimanova, Tenor Alessandro Safina dhe Baritoni Massimo Cavalletti, të udhëhequr nga dirigjenti Pier Giorgio Morandi” , ka përfunduar nënkryetari i Prishtinës.
🎶🎉 Sonte në orën 20:30, sheshi Skënderbeu pret koncertin “Rame Lahaj & Friends”! Me Tenor Rame Lahaj, Soprano Yulia Suleimanova, Tenor Alessandro Safina dhe Baritoni Massimo Cavalletti, të udhëhequr nga dirigjenti Pier Giorgio Morandi. Bashkohuni me ne për një natë magjepsëse!… pic.twitter.com/i4gKnpFTfX
— Alban Zogaj (@albanzogaj) July 23, 2023