Zogaj: Sulmet e Kurtit ndaj LDK-së, gjuhë përçarëse dhe ofenduese

Alban Zogaj, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, ka komentuar gjuhën e ashpër të përdorur nga kryeministri Albin Kurti ndaj LDK-së, duke e cilësuar atë si përçarëse dhe ofenduese ndaj popullit.

Në Debat Plus, Zogaj theksoi se LDK-ja ka vendosur të mos i përgjigjet kësaj gjuhe dhe të fokusohet në prezantimin e programit të saj para qytetarëve.

“Është thjesht qëndrimi i jonë. Qëndrimi i jonë mos me u marrë me ta sepse kjo është gjuhë përçarëse. Kjo është gjuhë që e përçan vendin, e përçan shoqërinë e popullin. Andaj ne kemi vendosur dhe e kemi qëndrim mos me u marr me to. E kemi qëndrim me i injoru. Sepse kemi program me prezantu. Ideja e kampanjës sonë politike është ta prezantojmë programin politik para qytetarëve tanë. Ata dëshirojnë me na futë në lojën e përçarjes”, ka thënë Zogaj në Debat Plus.

Ai e quajti gjuhën e Kurtit jo vetëm përçarëse, por edhe fyese ndaj qytetarëve.

“Kjo në fakt është gjuhë ofenduese edhe ndaj popullit. Sepse ‘lydykyhi’ ose ‘pdykyi’ që e përdori ai, është edhe theks, theks i disa rajoneve tona. Pra është ofendim ndaj njerëzve dhe kjo është e papranueshme. Dhe kjo shoqëri e ky popull duhet me pa ofendimin edhe mos me toleru këtë ofendim. E ne s’do të merremi më të”, ka shtuar Zogaj.

Sipas tij, LDK-ja po përqendrohet në projekte konkrete dhe programin e saj politik për të fituar besimin e qytetarëve.

Zogaj u shpreh i bindur se LDK-ja është në rrugë të mirë për të rikthyer mbështetjen e saj tradicionale dhe për të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne kemi marrë qëndrim projektet me i prezantuar edhe me i tregu popullit ky është programi të cilin ne e implementojmë, nëse na jepni besimin për me udhëheq. Dhe ai besim po kthehet. E ky është sikleti i tyre. Sikleti i tyre me LDK-në është se vota e LDK-së po kthehet. Pra ne jemi në votën tonë, jemi kthyer në votën tonë. Që i bien LDK do të kthehet fituese në zgjedhje”, ka shtuar kandidatit për deputet nga LDK-ja.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika