Raporti i fundit nga Ministria Britanike e Mbrojtjes për invazionin rus në Ukrainë është përditësuar.
“Në ditët në vazhdim, ka të ngjarë që Rusia do të vazhdojë të përdorë fuqinë e saj të madhe të zjarrit në zonat urbane, pasi synon të kufizojë humbjet e saj tashmë të konsiderueshme, me koston e viktimave të mëtejshme civile” – thuhet në raport.
Rusia po vazhdon të rrethojë një numër qytetesh të mëdha të Ukrainës, duke përfshirë Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol.
Forcat ruse po tregohen të gatshme për t’u përfshirë në operacione të këmbësorisë urbane në shkallë të gjerë, në vend se të mbështeten në përdorimin pa kriter të bombardimeve ajrore dhe artilerive, në një përpjekje për të demoralizuar forcat mbrojtëse.
Sot shënohet dita e 31-të e agresionit rus në Ukrainë, sulm ky i cili filloi qysh më 24 shkurt.
Më shumë se 3.7 milionë njerëz kanë ikur nga vendi që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës, njoftoi të premten Agjencia e OKB-së për Refugjatët.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i ka kërkuar sërish Rusisë që të negociojë për t’i dhënë fund luftës, por gjithashtu ka pohuar se Ukraina nuk do të pranonte të heqë dorë nga asnjë nga territoret e saj për të arritur paqen.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, po përpiqet të mbledhë një koalicion ndërkombëtar për të evakuuar civilët nga Mariupol.
“Franca do të bisedojë me Rusinë për planin ndërkombëtar për evakuimin e civilëve nga Mariupoli i rrethuar”, ka thënë Macron.
Ai ka theksuar se do të ketë një diskutim të ri me presidentin Vladimir Putin për më shumë detaje.
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka vizituar qytetin polak të Rzeszow, rreth një orë, me makinë nga kufiri ukrainas, në shenjë mbështetjeje për shtetet e Evropës Lindore që po shohin agresionin rus duke bërë kërdi në lagjen e tyre.
Ai do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda dhe do ta mbajë një “fjalim të madh” të shtunën, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Autoritet ukrainase në Mariupol, kanë thënë se rreth 300 njerëz u vranë në një bombardim rus në një teatër javën e kaluar, duke vendosur sulmin më vdekjeprurës, qëkur Moska filloi pushtimin e saj.
Presidenti rus nënshkroi të premten një ligj që prezanton kushte burgimi deri në 15 vjet, për publikimin e asaj që Kremlini e konsideron informacion “të rremë” për ndonjë nga veprimet e Rusisë jashtë vendit.
Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë të premten se faza e parë e operacionit të saj ushtarak ishte “përgjithësisht” e përfunduar dhe se do të fokusohej në “çlirimin” e rajonit lindor të Ukrainës Donbas.
SHBA dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës duke e dënuar agresionin rus, dhe janë zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë.