Zonja e parë e Ukrainës: Mbretëria e Bashkuar numëron dollarë, ne numërojmë viktima

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska për rritjen e faturave të energjisë ka thënë se e njëjta situatë është dhe në Ukrainë, por ukrainasit numërojmë dhe viktimat e tyre

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka thënë se ndikimi ekonomik i luftës në Ukrainë është i ashpër për aleatët e saj, por ndërsa britanikët “numërojnë qindarkat”, ukrainasit “numërojnë viktima”.

Olena Zelenska tha se nëse mbështetja për Ukrainën do të ishte e fortë, kriza do të ishte më e shkurtër.

E pyetur se se çfarë mesazhi kishte për britanikët që po përballen me rritjen e faturave të energjisë pjesërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe ndikimit që ka pasur në gazin dhe naftën globale, Zelenska është përgjigjur se e kupron që situata është shumë e vështirë

“Çmimet po rriten edhe në Ukrainë, por përveç kësaj njerëzit tanë vriten. Kështu që kur filloni të numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare ose në xhepin tuaj, ne bëjmë të njëjtën gjë dhe numërojmë viktimat tona”, shtoi Zonja e parë e Ukrainës, raporton BBC.

Komentet e Olena Zelenska pasojnë sygjerimin e kryeministrit, Boris Johnson gjatë vizitës në Kiev se familjet në të gjithë Evropën do të duhet të durojnë krizën e kostos së jetesës dhe të “qëndrojnë kursin” me Ukrainën për të kundërshtuar agresionin e Rusisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika