Zotimi i radhës i Hamzës: Bursa studentore 25 milionë euro në vit

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka premtuar 25 milionë euro bursa studentore në vit për të investuar në arsimin dhe të ardhmen e të rinjve

Bedri Hamza, - PDK.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar videon me zotimin e tij të pestë.

Hamza ka premtuar arsim për të ardhmen dhe bursa studentore në vlerë 25 milionë euro në vit.

“Ne do të investojmë tek fëmijët dhe të rinjtë tanë, në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin tonë dhe të mos kenë nevojë ta kërkojnë atë jashtë kufijve. Zotimi im i pestë është arsimi për të ardhmen! #MaMirë”, ka shkruar Hamza në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe video.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika