ZPS i cilëson ish-krerët e UÇK-së si “bandë kriminale”

Hedhjen poshtë të kërkesës së ish-presidentit Hashim Thaçi për lirim me kusht nga paraburgimi nga Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë po kritikohet nga njohësit e punës së saj. Megjithatë, mbrojtja e Thaçiq ka kritikuar ZPS-së për përdorimin e termit “Organizatë e Përbashkët Kriminale”, duke cilësuar si të pasaktë

Foto ilustrim





Edhe këtë herë, kërkesa e ish-krerëve të UÇK-së, që të gjykohën në liri nuk u morr parasysh nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përfilli kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Por, ajo cfarë ka rënë në sy është justifikimi i kërkesës nga ana Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ku e thekson rrezikun e ndikimit në dëshmitarë ndërsa ish krerët e UCK-së i clëson si “bandë kriminale”.

Një gjë të tillë po e cilëson si të papranueshme avokati i Hashim Thacit, Gregory Kehoe, i cili ka  thënë se një term i tillë nuk guxon të përdoret.

Deklarata e avokatit të Hashim Thaçit, Gregory Kehoe

“Në mënyrë alarmante, në justifikimin e arsyeshmërisë së 22 muajve të paraburgimit të pandërprerë, ZPS-ja i referohet “rasteve që përfshijnë veprimtari kriminale të organizuar” duke cituar tre raste të GJEDNJ-së që kanë të bëjnë me persona të dyshuar si pjesëmarrës në bandat dhe grupet e organizuara kriminale. Çdo sugjerim që ky rast përfshin krimin e organizuar, ose tërhiqet paralele me rastin që përfshijnë bandat kriminale, është ai pasaktë dhe duhet të shpërfillet”, ka thënë  avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe.

Reagime pati edhe nga avokatët kosovar të akredituar nga Gjykata Speciale.

Taulant Hodaj, thotë se prokuroria po vije në konstatime ende pa nisur gjykimi ndaj ish krerëve të UCK-së.

Taulant Hodaj, avokat

“Përdorimi i një termi të tillë nuk është një risi nga ana e Prokurorise sepse ata e kanë ngritur aktakuzën duke u bazuar në këtë forme të kryerjes së vepres penale. Ndërmarrje e përbashkët kriminale është një formë që ata pretendojnë që është kryer vepra penale që janë akuzuar. Mirëpo, prokuroria duhet të theksoj se dyshohej për këtë vepër penale e jo të konstatoj për kryerjen e veprës”, ka thkesuar Hodaj.

Ndërkohë, më i ashpër është avokati Naim Rudari.

Ai thotë se lirimi i tyre me kusht, nuk paraqete ndonjë rrezik potencial për pengim të këtij procesi dhe se përdorimi i termit “Organizatë e Përbashkët Kriminale” tentohet të njolloset lufta e UÇK-së.

Naim Rudari, avokat

“Ndërkohë, deri me tani të gjitha kërkesat e ish liderëve të UCK-së për mbrojtje në liri deri me tani janë refuzuar, ndërsa ka 22  muaj që po mbahen në paraburgim, nën akuzën për krime lufte”, është shprehur Rudari.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika