ZPS-ja për dëshmitarin e 61-të: Ka qenë i arrestuar, do të identifikojë ushtarë të UÇK-së

"Dëshmitari 01978 është arrestuar dhe ndaluar nga ushtarë të UÇK-së në ambiente ndalimi të UÇK-së gjatë disa javë"

Gjykata Speciale

Dëshmitari i radhës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë ka qenë i arrestuar nga UÇK-ja dhe do të identifikojë disa ushtarë të UÇK-së.

Kështu të paktën ka pretenduar Zyra e Prokurorit të Specializuar për dëshmitarin e 61-të, i cili ka filluar dëshminë në Dhomat e Specializuara të Hagës.

“Dëshmitari 01978 është arrestuar dhe ndaluar nga ushtarë të UÇK-së  në ambiente ndalimi të UÇK gjatë disa javë. Dëshmitari 01978 do të japë dëshmi rreth kushteve ndalimit, punën që kanë bërë të ndaluarit si dhe procesin e marrjes në pyetje dhe rrahjes që ka pësuar ai. Dëshmitari do të identifikojë disa ushtarë të UÇK-së dhe disa të ndaluar të tjerë të mbajtur bashkë me atë”, ka thënë përfaqësuesja e ZPS-së.

Sipas trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari është planifikuar që të zgjasë rreth tri orë.

Kurse, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, ka bërë të ditur se mbi 100 persona deri më tani kanë dëshmuar në rastin e krerëve të UÇK-së që po zhvillohet në Hagë.

Smith ka theksuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) deri në fund të majit duhet të dalë më një përditësim të dëshmitarëve.

“Fillimisht Prokuroria ka thënë se do të kishte 320 dëshmitarë, e ka reduktuar numrin dhe brenda këtij muaji do të na japin një përditësim dhe shpresojmë se do të kenë reduktuar edhe më shumë numrin e dëshmitarëve të propozuar. Dëshmitarët që kanë mbetur do të vijnë në formate të ndryshme, herë me shkrim e herë ‘live’. Deri më tani kemi dëgjuar 60 dëshmitarë, pra kemi pasur 60 dëshmitarë në sallën e gjyqit përshirë këtu dëshmitarët e rregullës 154. Kemi pranuar deri më tani 13 dëshmitarë në bazë të rregullës 153. Dhje sipas rregullës 155 kemi pranuar deklaratat e 32 dëshmitarëve, të cilët ose kanë vdekur ose nuk janë të disponushëm për arsye të ndryshme.

Numri i dëshmitarëve të Prokurorisë ka qenë 105, përfshirë këta që sapo citova. Trupi gjykues ka pasur 424 parashtrime, për të cilat është dashur të marrim vendim. Kërkesa këto nga palët… dhe janë marrë 367 vendime nga trupi gjykues…”, ka thënë Smith.

Smith ka thënë se objektivi i trupit gjykues është të jenë të drejtë dhe të shpejtë.

“Objektiv i trupit gjykues është të zhvillohet sa më shpejt kjo çështje gjyqësore. I kërkuam ndihmë Prokurorisë, mbrojtësit të viktimave dhe vetë mbrojtjes, të na ndihmojnë të realizojmë këtë objektiv. Gjatë viti të shkruar disa herë e kemi përsëritur kërkesën, kemi kërkuar parashtrim, kemi përshtatur procedura ose nga trupi gjykues ose me këshillën e e palëve të ndryshme dhe kur ka qenë nevoja kemi ndryshuar disa procedura, me qëllim që ky gjykim të mos jetë vetëm i drejtë, por edhe i shpejtë dhe efikas…”, ka shtuar Smith.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika