Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dje ka paraqitur kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Isni Kilajt i cili është arrestuar më 2 nëntor, mirëpo vendimi për këtë kërkesë do të merret të hënën më 6 nëntor.
Kjo është bërë e ditur nga gjyqtari i vetëm në këtë çështje, Nicolas Guillou i cili i urdhëroi mbrojtjen e Isni Kilajt dhe ZPS-në për t’i dorëzuar parashtrimet e veta.
“Pasi dëgjova palët dhe duke marrë parasysh kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit që u paraqit dje në 3 nëntor përreth orës 10:00 e quaj të përshtatshme të miratoj kërkesën e mbrojtjes për bërë parashtrime me shkrim lidhur me këtë kërkesë përpara se të jep vendimin tim, prandaj e urdhëroj mbrojtjen e z.Kilaj të parashtroj parashtrimet e veta me shkrim, sot 4 nëntor deri në orën 8 dhe ZPS t’i kundërpërgjigjet nesër deri në orën 2. Të hënën në orën 10:00, 6 nëntor do të nxjerrë vendimin tim”, tha gjyqtari Guillou, shkruan Betimi për Drejtësi.
Tutje, gjyqtari Guillou urdhëroi që Isni Kilaj të vazhdojë qëndrimin në paraburgim deri në vendimin e DhSK-së.
Mbrojtja ka thënë se s’ka prova se ai është fajtor derisa Prokuroria ka thënë se ka gjetur prova të dëshmitarëve në banesën e Kilajt
Gjatë parashtrimeve të veta në paraqitjen e parë të Isni Kilajt, mbrojtja e tij përmes avokatit Iain Edwards tha se nuk ka prova që tregojnë se ai është fajtorë për veprat për të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se i ka kryer.
Avokati Edwards tha se akuzat ndaj Isni Kilajt janë shumë të pabaza dhe nuk mund të shqyrtohen.
“Thjeshtë nuk ka asnjë lloj prove që z.Kilaj është fajtor për asnjërën nga veprat për të cilat, nuk është akuzuar, por që prokuroria pretendon se i ka kryer. Ka fakto themelor për këto dy veprat të pretenduara që në fakt mungojnë. Akuza ndaj tij janë siç thash janë shumë të pabaza dhe nuk mund të shqyrtohen”, tha Edwuards.
Avokati Edwards tha se aludon që Kilaj do të deklarohet i pafajshëm sa t’i jepet rasti dhe se emri i tij duhet të pastrohet.
“Kam aluduar për gatishmërinë e Z.Kilaj për të bashkëpunuar se ai nuk do të deklarohet fajtor sa po t’i jepet rasti dhe për të treguar se është i pafajshëm dhe emri i tij duhet të pastrohet. Për mendimin tim është që ai vazhdon dhe është i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë që e ka treguar që në fillim të këtij procesi”, tha avokati kujdestar i Kilajt.
Avokati Edwards tha se nuk ekziston as rreziku më i vogël që Kilaj mund të pengoj procesin apo të kryej ndonjë vepër penale.
“Nuk ekziston rreziku as më i vogël që ai të kërkoj të pengoj procesin apo të kryej ndonjë vepër penale. Ai ka karakter të mirë. Një 60-vjacar që nuk është dënuar, që nuk është shpallur fajtor për asnjëlloj proces penal, nuk është arrestuar ndonjë herë më parë para 2 nëntorit, sigurisht nuk ka qenë as i ndaluar, këto janë dy netët e fundit që ai është ndalur në paraburgim”, th ai.
Lidhur me këto parashtrime dhe parashtrime të tjera, Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes prokurorit Matt Halling tha se nuk janë dakord.
“Sa i takon natyrës të ‘pabazë’ të akuzave, ne nuk jemi dakord… varet nga dëshmitarë që vijnë këtu dhe paraqesin dëshmitë e tyre dhe kjo është një gjë që zyra jonë e merr me shumë seriozitet në çdo kohë. Për sa i takon fjalëve të mbrojtësit në seancë private, duam të ngremë një çështje dhe për këtë duhet të kalojmë në seancë private”, tha prokurori Halling.
Ndryshe gjatë kësaj seance, Prokurori Halling tha se do t’i marrin të gjitha hapat që të garantohet se aktakuza të dorëzohet sa më shpejtë që të jetë e mundur me të gjitha materialet mbështetëse.
“Disa hapat që synojmë ne të ndërmarrim javët e ardhshme janë këto; të analizojmë materialet që kemi marrë nga kontrolli i banesës, veçanërisht ato që kemi diskutuar në seancë private; duhet të mbledhim informacione nga persona që janë implikuar në informacionet e sekuestruar; për të përcaktuar kuadrin e përgjegjësisë penale dhe duhet të analizojmë intervistën që dha z.Kilaj për ZPS-në si i dyshuar”, tha Halling.
Tutje, Halling tha se nuk mund të bëjë përcaktim kohor se kur mund të dorëzoj aktakuzën së bashku me materialet përcjellëse.
Prokurori Halling tha se Kilaj mund të dënohet deri në 5 vite dhe ka arsye që t’i ik juridiksionit.
“Ndalimi i Z.Kilaj është i domosdoshëm. Në këtë rast vlejnë tri rreziqet e parashikuara në nen sikurse thuhet me hollësi në parashtrimin tonë; ai ka rrezik ikje, perballet me vepra që mund të dënojnë deri në 5 vite, ka arsyeje që të iki nga juridiksioni përfshirë në vendet e treta ku mund të mos pranohet ekstradimi i tij”, tha prokurori.
Prokurori Halling tha se materialet që janë gjetur e tregojnë rrezikun se Kilaj mund të shkatërrojë, fshehë apo ndryshoj provat e një krimi si dhe mund të pengojë ecurinë e procesit duke ndikuar tek dëshmitarët.
Siç njoftoi dje DHSK, urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Lexo edhe : ZPS thotë se në banesën e tij u gjetën materiale konfidenciale që lidhen me dëshmitarët