Për më shumë se dhjetë orë, shtëpia e ish-kryetarit të komunës së Malishevës, Isni Kilaj u bë cak i bastisjeve të radhës nga hetuesit e Gjykatës Speciale.
Veturat e tyre e të shoqëruara nga ato të Policisë se Kosovës dhe EULEX-it, nuk lëvizen nga fshati Lubizhdë, deri pasditen e së enjtes.
Të painformuar për atë që po ndodhte brenda shtëpisë së ish-luftëtarit të UÇK-së, ishin edhe familjarët e tij.
“Rreth orës 07:00 me gjasë kanë thyer derën, pasi ne i kemi parë veturat jashtë dhe kanë hy brenda kanë bastisur shtëpinë. Jo nuk kemi qenë të informuar”, ka thwnw Fatmir Kilaj, vwllai i Isniut.
Pas kësaj, Fatmiri thotë se ka komunikuar më vëllain në prezencë të EULEX-it dhe i është kërkuar që mos t’i afrohet shtëpisë.
“Këto po shihen se janë padrejtësi, për çlirimtarë nuk po gjejnë asnjë dëshmi dhe po mundohen të gjejnë diçka dhe është e padrejtë të bastisen kështu si në kohën e Jugosllavisë”, vijoi ai.
Gjatë gjithë ditës, nuk u lejua askush t’i afrohej shtëpisë, derisa Isni Kilaj gjendej në shtëpinë e tij në kryeqytet.
Njëjtë sikur në fshatin Lubizhdë të Malishevës, ish-kryetarit të Malishevës, bastisje iu bë edhe në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Për arsyet e bastisjes në dy pronat e tij ende nuk dihen. Kilaj, në dhjetor të 2019-ës ishte intervistuar nga Prokuroret e Gjykatës Speciale në Hagë.
Gjatë javës, hetues të ZPS-së, kanë bastisur shtëpitë e tre ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, Artan Behrami dhe Ismajl Syla.