ZRrE i drejtohet Gjykatës Supreme

ZRRE-ja apelon në Gjykatën Supreme

Ilustrim

Zyra për Rregullatorin e Energjisë (ZRrE), ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Supreme.

Sipas njoftimit të ZRrE-së, më 20 maj, Bordi i saj kishte marrë vendim që të zbatojë aktvendimin e Gjykatës së Apelit, duke shtyrë ekzekutimin e vendimit për blloktarifa.

“ZRrE i është drejtuar Gjykatës Supreme përmes ushtrimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike. ZRRE është duke u konsultuar me të gjitha institucionet relevante të Republikës së Kosovës si dhe palët tjera të interesit, që sa më shpejtë të gjejë zgjidhje për mënyrën e implementimit të vendimit”, është thënë nga ZRrE.

ZRrE ka thënë se pas pranimit të vendimit Furnizuesi i Shërbimit Universal për energji elektrike (FSHU) ka kërkuar udhëzime për zbatimin e vendimit që rrjedhë nga aktvendimi i Gjykatës së Apelit dhe nga KOSTT-i.

“Duke qenë se aktvendimet nuk përmbajnë sqarime se si të zbatohen ato, duke krijuar paqartësi të mëdha të zbatimit, ZRrE i është drejtuar gjykatave kompetente për udhëzime se si të zbatohet aktvendimi për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë më tetë prill të vitit 2022, kishte aprovuar si të bazuar propozimin e paditëses Partia Demokratike e Kosovës dhe kishte pezulluar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja për energji elektrike.

Pavarësisht se Themelorja pati vendosur ta pezullojë vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, faturat qytetarëve u kanë shkuar me tarifat e reja.

Paraprakisht, ZRrE-ja më nëntë shkurt të këtij viti, kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike

Ndryshe, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji elektrike duhet të kthehet në pikën zero.

Sipas tij, vendimi kishte një fuqi retroaktive dhe kjo ka bërë që të jetë në kundërshtim me ligjin.

“Vetë fakti se një vendim krijon një fuqi retroaktive pa pasur baza e arsye të mjaftueshme ligjore, konsiderohet se është i kundërligjshëm dhe që si i tillë cenon sigurinë juridike të qytetarëve. Kemi kërkuar që vendimi të kthehet në pikën zero duke konsideruar se i njëjti ka probleme dhe veç kësaj është në dëm të konsumatorëve”, është shprehur ai.

I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Qelaj përmes një video-lidhje ka thënë se vendimi i ZRrE-së, ka elemente diskriminimi, trajtimin e pabarabartë të kosnumatorëve, tarifat e ndryshme që “janë në kundërshtim me nenin e 47 të ligjit”.

 

Qelaj: Vendimi i ZRRE-së është në kundërshtim me ligjin, të kthehet në pikën zero

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika