Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka gjobitur Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me 3.2 milonë euro dhe me 439 mijë euro e ka gjobitur Operatorin e Sistemit të Trasnmetimit dhe Tregut (KOSTT).
Kjo u bë e ditur nëpëmejt një njoftimi nga ZRrE-ja.
“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të IV-të me radhe për këtë vit. Në këtë seancë, janë aprovuar kërkesat për vazhdimin e Licencës për furnizim me energji elektrike të ndërmarrjes Future Energy Trading and Exchange Dynamics dhe Licencës për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike të ndërmarrjes Danske Commodities Kosova, si dhe është miratuar kërkesa për dhënie të Licencës për furnizim me energji elektrike të ndërmarrjes Sharrcem. Në këtë seancë, pas shqyrtimit përfundimtar të raporteve të monitorimit, Bordi ka vendosur gjobë ne vlerën prej 3.2 milion euro per Korporatën Energjetike të Kosovës dhe 439 mijë euro për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT)”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në këtë senacë Bordi ka shqyrtuar dhe ka miratuar 15 kërkesa të konsumatorëvë.
“Po ashtu në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për korrigjimin e vendimeve V_1680_2023 dhe V_1681_2023 lidhur me kontestin e ngritur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizuesit me Shërbim Universal (KESCO). Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar 15 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum nga të cilat 4 vijnë nga ndërmarrjet dhe 11 nga personat fizik me gjithsej 268 kË. Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji”.