ZRrE licenson “Elektroserver” për katër komunat në veri

ZRrE-ja ka licensuar "Elektroserver" për furnizim me energji elektrike në katër komunat e veriut për një periudhë pesë vjeçare

Të premten e 24 qershorit, me pesë vota për, asnjë kundër, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRrE) i ka dhënë licensën për furnizim me energji elektrike “Drustvo Elektroserver” për katër komunat e veriut të Kosovës për periudhën 5 vjeçare.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se kjo procedurë ishte e stërzgjatur.

“Kjo licensë ka të bëjë me frunizimin e energjisë për katër komuna të veriut, ku çmimi per tarifa të energjisë do te caktohet sipas kompanisë (çmime të parregulluara, çmime të tregut)”, ka thënë Fejzullahu.

Tutje ai ka thënë se territori që mbulon kjo licensë është për katër komunat në veri të vendit, Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut.

Ai ka thënë se “Shpresojmë që sektori i ngrohjes dhe energjisë elektrike të jetë sa më atraktiv për publikun”.

Sipas tij, kjo licensë ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve për 4 komuna me çmime që ofrohen nga ky furnizues.

“Tarifat e furnizuesit do të jenë obligative dhe do të implementohen në gjithë territorin. Konsumatorët e këtyre komunave kanë të drejtë të furnizohen me energji elektrike me çmime të parregulluara”, ka theksuar ai.

No description available.

Ai për licensën e KOSTT, ka thënë se ende është në proces gjyqësor.

“Sa i përket licencës së KOSTT jemi në proces gjyqësor. Në momentin që furnizuesi fillon duhet të ketë ndryshime në kuadër të licencës së KOSTT”, ka thënë ai.

Sipas tij, ZRrE ka fituar në shkallën e parë, siç thotë ai i përket distribuimit është përmendur se ka pasur dy aplikacione për furnizim dhe licencë të distribuimit.

“Ne kemi një operator të shpërndarjes KEDS që mbulon tërë territorin e Kosovës”, ka shtuar ai.

Tutje, ai foli edhe për borxhet në veri, që sipas tij, kjo çështje është diskutuar dhe nuk ka vendim konkret si do të veprohet tutje.

“Përveç energjisë që kemi dërguar, në energji kemi pasur asete të transmisionit. Në parim edhe sipas licencës do të jetë furnizues komercial. Ai do të duhet të ofronte çmime të tregut. Në rast se kemi raste të tilla këto gjëra janë të sanksionuara. ZRrE ka përcaktuar tarifa për tërë territorin e kosovës”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ZRrE ka të drejtë të furnizojë konsumatorët vetëm në këto 4 komuna, dhe “Elektroserveri” ka të drejtë të blejë dhe të shesë energji me shumicë.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia në Bruksel të martën e 21 qershorit, kanë nënshkruar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRrE-në t’ia lëshojë licensën e furnizimit “Elektroseverit”.

Pas 23 vjetësh, qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës me shumicë serbe do të fillojnë të paguajnë rrymën e shpenzuar.

Kështu ka deklaruar kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi, pas arritjes së udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel më 21 qershor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika