ZRRE mban mbledhje, por nuk pranoi pyetje

Kreu i Zyrës së Rregullatorit për Energji nuk pranoi pyetje nga gazetarët as para e as në fund të pjesës së hapur të mbledhjes së Bordit – në kohën kur është propozuar rritje e tarifave të rrymës për 15%. Në mbledhjen e dytë për këtë vit, bordi i ZRRE-së aprovoi shpalljen e tenderit për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit – shërbim kalimtar për konsumatorët që mbesin pa furnizues

Zyra e Rregullatorit për Energji aprovoi shpalljen e tenderit për përzgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit për periudhën e ardhshme tre vjeçare.

Kompania e cila përzgjidhet ose caktohet si ofrues i këtij shërbimi, që shkurt njihet si FMF, obligohet të ofrojë furnizim të përkohshëm, deri në 60 ditë, brenda disa rregullave, për konsumatorët që mbesin pa furnizues.

Nëse tenderi rezulton i suksesshëm, kjo do të bëhej hera e parë që ZRRE-ja nuk e cakton FMF-në me vendim – gjë të cilën e lejon ligji pas dështimit të tenderit dy herë.

“Komisioni për vlerësim të tenderit për FMF-në (Furnizuesin e Mundësisë së Fundit) pas vlerësimit të ofertave, në pajtim me nenin 41 të Ligjit për Energjinë Elektrike do të paraqesë rekomandimet për caktimin e FMF-së për periudhën e ardhshme tre-vjeçare”, ka thënë Ymridin Misini, Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Licencimit në ZRRE.

Më 2022, pas dështimit të tenderit, dy herë, me akt të veçantë Rregullatori i dha KEK-ut këtë obligim deri në fund të Korrikut 2025.

Skenar i njëjtë ishte edhe në periudhën tre-vjeçare paraprake 2018-2021, kur ZRRE-ja, me vendim, Furnizues të Mundësisë së Fundit kishte caktuar KESCO-n.

Tenderi për FMF të ri do të shpallet në një periudhë kur bizneset e mëdha janë detyruar të dalin në tregun e hapur dhe qindra prej tyre kanë kërkuar më shumë kohë për lidhjen e kontratave, me rrezikun e mbetjes pa furnizues.

Në mbledhjen e dytë për këtë vit, Bordi i Rregullatorit të Energjisë miratoi planet zhvillimore pesë dhe dhjetë-vjeçare për KOSTT-in dhe KEDS-in, e po ashtu edhe bilancet vjetore të energjinë termike për ngrohtoret Termokos dhe Gjakova, për të cilat nuk pati asnjë koment.

Përveç komenteve, munguan edhe përgjigjet nga Kryesuesi i Bordit, Ymer Fejzullahu, që refuzoi të pranojë pyetje nga gazetarët.

“Besoj që jeni njoftuar që s’ka konferencë”, tha ai në fillim të takimit, edhe pse në njoftimin zyrtar nuk shkruan diçka e tillë.

“Ne treguam në fillim të takimit, besoj e keni marrë konfirmimin”, ka thënë Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të ZRRE-së.

ZRRE-ja është në proces të shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike, të cilat pritet të ngritën për rreth 15% nga muaji Prill.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika