ZRrE miraton raportet për të hyrat maksimale të lejuara të KOSTT-it, KEDS-it dhe KESCO-s, refuzon të tregoj për ndikimin e tarifave

Bordi i ZRrE-se në mbledhjen e thirrur për sot (e premte) ka miratuar raportet për të hyrat maksimale të lejuara të KOSTT-it, KEDS-it dhe KESCO-s.

Mirëpo, bordi deri më tani ka refuzuar të tregojë për ndikimin në tarifa.

ZRrE ka aprovuar KESCO-s të hyra në vlerë prej 435.9 milionë euro, apo rreth 36 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar (399.6 milionë euro).

Anëtarët e bordit të ZRrE-së nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarë, gjithashtu ata kanë refuzuar të tregojnë përqindjen e rritjes eventuale.

ZRrE pritet ta rrisë çmimin e rrymës deri në 16 %

Sipas burimeve të Radio Evropës së Lirë, ZRrE pritet të marrë vendim sot për ta rritur çmimin e rrymës deri në 16 për qind për gjatë mbledhjes e cila është duke e mbajtur në këto momente.

Drejtori menaxhues i ZRrE-së, Petrit Pepaj, ka thënë gjatë mbledhjes së Bordit se kanë shqyrtuar ankesat dhe kanë analizuar shkaktarët e rritjes së kostos së shërbimit.

“Në detaje i kemi analizuar shkaktarët kryesore që kanë të bëjnë me rritjen e kostos shërbimit. I kemi 4 shkaktarë që kanë ndikuar, ndryshimet në kostot e blerjeve të energjisë nga furnizuesi me shërbim universal, ndryshimet në kostot e blerjes të energjisë nga operatori i sistemit të shpërndarjes, parashikimi i çmimeve të energjisë dhe importeve për 2025 dhe parashikimi për koston e shërbimeve ndihmëse për operatorin e sistemit të transmetimit. Në vlerësimet e 2025 është parashikuar edhe import pasi njësitë gjeneruese janë në planifikim të mirëmbajtjes”, ka thënë ai.

Lajmi në përditësim…

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika