ZRRE pranoi rreth 400 komente nga qytetarët lidhur me tarifat e energjisë elektrike

Krahas kompanive të licencuara, institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile, Zyra e Rregullatorit për Energji ka pranuar më shumë se 400 komente nga konsumatorët–në kuadër të procesit të rregullt për shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Ndërsa nga institucionet e vendit komente lidhur me propozimin për ngritjen e tarifave për 15% kanë dhënë Presidenca, Ministria e Ekonomisë dhe deputetë të Kuvendit, ndërsa nga ndërmarrjet e licencuara KESCO, KEDS, KOSTT, KEK dhe Elektrosever.

“Institucionet shtetërore: Presidenca e Republikës së Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ndërmarrjet e licencuara: KOSTT, KEDS, KESCO dhe Elektrosever.
Organizatat e shoqërisë civile: INDEP, Klubi i Historianëve të Kosovës, Green Energy Kosova (GEK).
Sindikata e Punëtorëve të KEDS.
Konsumatorët: Përafërsisht 400 komente të pranuara nga konsumatorët.

Për sa i përket procesit të vendimmarrjes: ZRRE-ja ka marrë në shqyrtim të gjitha komentet dhe sugjerimet dhe do të vazhdojë me një shqyrtim të detajuar të këtyre komenteve. Pas këtij procesi, sipas planifikimeve, mbledhja e Bordit të ZRRE-së, ku pritet të merret vendimi përfundimtar, është e planifikuar për datën 11 prill 2025″, thuhet në përgjigjen e tyre.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika