ZRrE rendit faktorët që kanë ndikuar në rritjen e çmimit të rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), të enjten ka vendosur tarifat e reja të energjisë elektrike.

Me tri vota për Bordi i ZRRE-së ka vendosur që çmimi i rrymës të shtrenjtohet për 15.4%, për të gjitha kategoritë pa përjashtim, ndërsa do të zbatohet nga data 1 prill deri më 31 mars 2024.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ZRrE ka bërë të ditur se qëllimi i përcaktimit të tarifave është pasqyrimi i kostove të shërbimit për secilin aktivitet të sektorit të energjisë elektrike, në mënyrë që të garantohet siguria dhe vazhdimësia e furnizimit me energji elektrike.

“Tarifat e energjisë elektrike të aprovuara reflektojnë koston e shërbimit për secilin aktivitet ashtu që të mos cenohet siguria dhe vazhdueshmëria e furnizimit me energji elektrike. Tarifa e aprovuara duhet te mbulojnë kostot investive të nevojshme në Termocentralet, investimet në rrjetin e Transmetimit dhe Shpërndarjes, reflektimin e kostove me shumicë dhe të operimit”, thuhet në njoftim.

Sipas ZRrE-së faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kostove të furnizimit, janë:

  • Rritja e çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare. Edhe pse në vitin 2023 çmimet e energjisë elektrike në tregjet evropiane shënuan rënie në krahasim me vitin 2022, ato vazhdojnë të jenë më të larta në krahasim me çmimet që mbulojnë tarifat aktuale.
  • Kapacitetet e kufizuara gjeneruese në vend për të plotësuar kërkesën në rritje detyrojnë Kosovën të blejë sasi më të mëdha të energjisë elektrike në tregun rajonal dhe ndërkombëtar.
  • Shkalla shumë e lartë e inflacionit, nga 0.25% deri në 1.75% në periudhën 2018 deri 2020, në 8.39% në vitin 2022, ndikoi në rritjen e konsiderueshme të kostove tek furnizuesit e energjisë elektrike.

Ndër të tjera, ZRrE-ja  ka njoftuar të gjithë konsumatorët se çmimet e reja të energjisë do të aplikohen për sasinë e energjisë së konsumuar nga 1 prilli 2023.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika