Zulfaj konfirmon se Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën dhe të martën e javës së ardhshme në Berlin

Kosova e përfaqësuar nga kryeministri Albin Kurti do të jetë pjesë e Procesit të Berlinit.

Kështu ka konfirmuar këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj, i cili ka theksuar se ai do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit.

“Kosova do te jete përfituese e Planit të Rritjes sepse është demokracia më e madhe e rajonit. Nuk është e ndërlidhur ne mënyrë direkte dhe mendoj qe kemi progres me marrëveshje me Serbinë”, ka shtuar mes tjerash ai në konferencë për media të mërkurën.

Për dhjetëvjetorin, Samiti i Procesit të Berlinit 2024 do të mbahet në Berlin më 14 dhe 15 tetor, nën drejtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Në këtë samit synohet të nënshkruhet marrëveshja e tregtisë së lirë.

Aktualisht, tregtia e lirë në Ballkan realizohet nëpërmjet CEFTA-s, por Kosova e kishte refuzuar këtë rrugë, pasi përfaqësohej nga UNMIK-u në këtë mekanizëm dhe jo si shtet i pavarur.

Më 9 tetor, erdhi njoftimi nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, për zhbllokimin zyrtar të Marrëveshjes së Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe se nga sot Kosova nuk do të përfaqësohet më me emrin UNMIK.

Këshilltar i kryeministrit Kurti, ka thënë se po të mos kishte veprime nga Kosova, nuk do të hiqej UNMIK-u.

Ai e ka konsideruar të rëndësishëm faktin se UNMIK-u është larguar gjatë presidencës së CEFTA-s që e pati Serbia.

 “Për 13 vite kemi parë shume ankesa se UNMIK-u nuk po largohet nga CEFTA, por nuk ka pasur veprime. Ministrja Hajdari ka dërguar kërkesën. Është po ashtu e rëndësishme që UMNIK-u u largua gjatë presidencës se Serbisë në CEFTA. Kjo tregon që është momenti i fundit te jetojmë ne normalitet, që Serbia çdo herë e më shumë e pranon Kosovën”, ka theksuar ai.

Zulfaj gjithashtu ka theksuar se përfaqësimi rajonal është ende me asterisk dhe kjo është që nga viti 2012.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika