Zulfaj: Masat e BE-së ndaj Kosovës, të njëanshme dhe të padrejta

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur të njëanshme masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur të njëanshme dhe të padrejta masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Kështu është shprehur Zulfaj në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku ka theksuar se të njëjtat nuk përkojnë as me angazhimin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës por as me situatën të cilën e kemi në terren.

“Po flasim për masat të cilat …  Janë të njëanshme sepse kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe jemi dy palë nënshkruese të MSA-së. Në lidhje me vlerat themelore të BE-së, rregullat dhe standardet Kosova nuk i ka shkelë asnjë. Masat janë të padrejta, nuk përkojnë as me angazhimin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës por as me situatën të cilën e kemi në terren. Po flasim për një proces në të cilin kemi dhënë kontributin e jashtëzakonshëm që të kuptohet drejt pozicioni i Kosovës si palë e cila është e interesuar që të ketë normalizim të marrëdhënieve të plota me Serbinë”, ka thënë ai.

Zulfaj ka potencuar se Kosova është konstruktive, aktive në normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe ajo që nuk mund të bëjë është koncesione në dëm të sovranitetit të shtetit

“Është fakt që ne kemi ofruar nënshkrimin e marrëveshjes dhe Serbia ka refuzuar. Pra të vendosësh masa ndaj një pale që po ofron nënshkrimin e marrëveshjes ndërkohë që pala tjetër refuzon, dhe që kemi edhe insistimin që të zbatojmë marrëveshjen si të plotë. Patjetër që kemi marrëveshje por procesi evident siç është për të gjithë, Kosova është konstruktive, aktive në normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe ajo që nuk mund të bëjë është koncesione në dëm të sovranitetit të shtetit”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika