Zv. Ministri i Drejtësisë, Sallahu: Ka gjasa që mostrat e Deharit janë zhdukur më herët

Zëvendësministri i drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se mostrat e Astrit Deharit ka gjasë të jenë humbur kohë më para e jo kur është informuar ministrja Haxhiu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë në RTV DukagjiniDebat Plus se ka gjasa që mostrat e Astrit Deahrit të jenë zhdukur shumë më herët dhe jo me 7 dhjetor të vitit 2022, kur është lajmëruar ministrja nga drejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Sipas tij, mostrat mund të jenë zhdukur në tetor të vitit 2021, kur janë arkivuar pasi janë bërë analizat nga Instituti zviceran.

“..mostrat e Deharit janë parë në epruveta në vitin 2021 në tetor kur i kanë dhënë Instituti zviceran. Duhet të bëhet edhe një dallim, ka mundësi që lajmërimi i rastit me humbjen e mostrave nuk është i njëjtë, ka gjasë të jenë zhdukur shumë më herët”, ka thënë Sallahu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika