Zv.ministri i MPB-së pret mërgimtarët në Merdare, jep informata për fushatën “Festo me zemër, jo me armë”

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, të martën ka pritur mërgimtarët në pikën kufitare të Merdares dhe i ka informuar ata rreth fushatës kundër të shtënave festive, "Festo me zemër, jo me armë," duke kërkuar përkrahjen e tyre për të parandaluar këtë dukuri negative

MPB ndanë mesazhet kryesore të fushatës: ”Festo me zemër, jo me armë” me mërgimtarët që vinin përmes Merdares

Zëvendësministri i punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka pritur me mirëseardhje mërgimtarët që vinin në Kosovë përmes pikës së kalimit kufitar në Merdare.

Gjatë takimit, Gashani ka diskutuar me ta rreth fushatës kundër të shtënave festive, e quajtur “Festo me zemër, jo me Armë,” e cila është e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Zëvendësministri Gashani ka kërkuar bashkëpunimin e mërgimtarëve dhe institucioneve për të shpërndarë mesazhet kryesore të fushatës te familjarët e tyre, në lidhje me rrezikun dhe pasojat e të shtënave festive.

Ai ka vlerësuar mërgimtarët si një aset të rëndësishëm për shtetin e Kosovës dhe ka shprehur besimin se vetëm duke punuar së bashku mund të parandalohet kjo dukuri negative që i përket së kaluarës.

Gashani, i cili gjithashtu është koordinatori për Armë të Vogla dhe të Lehta, ka theksuar rreziqet që vijnë nga të shtënat me armë, si dhe pasojat juridike që mund të ndodhin. Prandaj, ai ka theksuar edhe rëndësinë e festimit pa armë.

Zëvendësministri i punëve të Brendshme, Blerim Gashani.

“Mërgimtarët janë një aset i madh për shtetin e Kosovës dhe për gjallërinë që sjellin në vendlindje. Ju kemi përzgjedhur ju, me qëllim që të na ndihmoni të shpërndani këtë mesazh për rrezikun që kanë të shtënat festive dhe të raportoni rastet te Policia e Kosovës. Vetëm duke punuar së bashku mund të ndihmojmë në parandalimin e kësaj dukurie negative e cila i përket së kaluarës”, ka potencuar Gashani.

Mërgimtarët kanë mirëpritur nismën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për parandalimin e të shtënave festive dhe janë gatshëm për të ndarë mesazhet e fushatës me familjarët e tyre.

MPB ndanë mesazhet kryesore të fushatës: ”Festo me zemër, jo me armë” me mërgimtarët që vinin përmes Merdares

Fushata “Festo me zemër, jo me armë” ka filluar zyrtarisht më 30 qershor, me aktivitete në shkolla, takime me Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi, institucionet e sigurisë, institucione fetare dhe asamble komunale në qytete të ndryshme në Kosovë.

Kjo fushatë mbështetet nga UNDP dhe SEESAC dhe do të vazhdojë me aktivitete të tjera gjatë ditëve dhe muajve në vijim, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve për të raportuar rastet e të shtënave festive.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika