Zv.ministri Tafarshiku dyshohet që goditi një fëmijë me veturë në gjendje të dehur

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku ka shkaktuar një aksident në Gjakovë mbrëmjen e së martës. Ai ka goditur një 15 vjecar në motocikletë dhe këtë e kishte bërë me veture zyrtare e në gjendje të dehur. Fillimisht Tafarshiku është arrestuar nga Policia e Kosovës, mirëpo më urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

Një fëmijë ka përfunduar në spitalin e Gjakovës pasi që mbrëmjën e së martës u godit nga një veturë zyrtare.

Shofer i veturës ka qenë zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.

Tafarshiku, besohet se ka qenë në gjendje, për çka edhe ka hapur rast Prokuroria Themelore në Gjakovë.

“Ju njoftojmë se është inicuar rast për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 të KPRK-së. I dyshuari është intervistuar në stacioni policor, të dëmtuarit i është dhënë ndihma mjekësore ku ka rezultuar se ka pësuar lëndim të lehtë trupor. Rasti është në hetime dhe është duke u trajtuar në procedure të rregullt”, thuhet nga prokuroria.

Fillimisht Tafarshiku është arrestuar nga Policia e Kosovës, mirëpo më urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka pësuar, mirëpo është jashtë rrezikut për jetë.

Trajtimi i tij, po vazhdon në Spitalin e Gjakovës.

Televizioni ka tentuar të vërë kontakt me Tafarshikun, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjet e televizionit.

Për aksidentin është pyetur kryeministri Albin Kurti, që tha se rasti fillimisht do t’u mbetet në dorë organeve të rendit.

“Janë organet e rendit, institucionet përkatëse të shtetit tonë të cilët hetojnë dhe hulumtojnë. Mua më vjen jashtëzakonisht keq për atë cka ka ndodhur, besoj që edhe kështu ndihet zv.ministri dhe shumë shpejt do të mund të merren hapat në vijim”, ka theksuar Kurti.

Para Tafarshikut, në një aksident trafiku ishte përfshirë edhe Ministrja Rozeta Hajdari, që gjithashtu kishte aksidentuar një fëmijë, për çka edhe ishte gjobitur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika