Zv.ministrja Gashi pret në takim homologun shqiptar, diskutojnë për bashkëpunimin e dyanshëm

Pamje nga takimi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka pritur sot në takim homolgun e saj nga Shqipëria, Besart Kadia.

Në këtë takim është diskutuar për bashkërendimin e aktiviteteve diplomatike, me theks te bashkëpunimi për Diplomacinë Ekonomike, Publike dhe atë të Diasporës.

“Zëvendësministrja Gashi e falënderoi homologun e saj shqiptar për vizitën, duke vlerësuar bashkëpunimin e dyanshëm në shumë fusha të interesit të përbashkët, si dhe për nivelin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve që këto dy vende kanë ndërtuar ndër vite, duke potencuar ndër të tjerash rëndësinë e implementimit me sukses të 184 marrëveshjeve në mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të takimit, Gashi dhe Kadia, të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, kanë realizuar një bashkëbisedim me bizneset e Kosovës dhe ato të Shqipërisë në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika