Zv.ministrja Gashi pret në takim ministrin çek, i shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj Kosovës

Zëvendësministrja Liza Gashi ka pritur sot në takim ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvorak. Ajo i ka shprehur mirënjohjen atij për mbështetjen që Çekia i ka ofruar Kosovës

Pamje nga takimi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka pritur sot në takim ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvorak.

Zëvendësministrja Gashi i ka shprehur mirënjohje ministrit çek për mbështetjen që Çekia i ka ofruar Kosovës në vazhdimësi.

“Zëvendësministrja Gashi i uroi mirëseardhje ministrit Dvorak si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen të cilën Çekia i ka ofruar Kosovës në vazhdimësi, veçanërisht në avancimin e agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Ministri Dvorak, gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, do të ketë takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika