Zveçani i qetë, për tri orë s’voton asnjë qytetar

Asnjë qytetar nuk ka votuar ende në Komunën e Zveçanit

Asnjë qytetarë nuk ka votuar ende në Komunën e Zveçanit, ku parashihen rreth katër mijë e 24 votues me të drejtë vote, të cilët deri më tani nuk e kanë shfrytëzuar atë.

Kështu bën të ditur ekipi i RTV Dukagjinit, i cili po qëndron në atë pjesë, për të mbikëqyrur procesin e votimit.

Materiali raportohet se ka arritur në kohë, por që komisionerët e vëzhguesit janë ende në pritje të votuesve.

Ndryshe, deri më tani edhe në Soqanicë të Leposaviqit nuk ka votuar asnjë qytetar.

Rreth dy mijë e 800 qytetarë kanë të drejtë vote në këtë pjesë, por asnjë prej tyre nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

Në këtë fshat pas rreth gjysmë ore pritet të arrijë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të parë mbarëvajtjen e procesit deri më tani dhe është paraparë që pas vizitës së tij të bëjë një deklarim për medie.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika