Kombëtarja e Zvicrës ka fituar ndeshjen e parë kundër Kamerunit, me rezultat 1:0.
Sulmuesi nga Kosova, Xherdan Shaqiri arriti të triumfojë me asistimin e parë për përfaqësuesen e Zvicrës në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Ndërsa, gola vendimtare e fitores u shënua nga Breel Embolo, i cili meqë ka lindur në Kamerun, refuzoi të festonte golin e shënuar kundër tyre.
Xherdan Shaqiri është lojtari i dytë zviceran që bën paraqitje në 4 Botërorë të ndryshëm, pas Valon Behramit.
Ndeshja ishte e baraspeshuar përgjithësisht, por Kameruni kishte rastet më të rrezikshme. Por, kjo nuk zgjati shumë pasi në pjesën e dytë Zvicra dominoi plotësisht.
Kështu kombëtarja zvicerane arriti të marrë tri pikët e para në Kupën e Botës. Ky është një fillim i mbarë për Zvicrën e kapitenit kosovar, Granit Xhaka, i cili u mundua fuqishëm që skuadra e tij të triumfojë.
Kjo ishte ndeshja e parë e Grupit G, aty ku bëjnë pjesë edhe Brazili e Serbia, të cilat do të luajnë këtë të enjte me fillim nga ora 20:00.
Aktualisht helvetikët janë liderë në Grupin G, derisa në mbrëmje pritet të zhvillohet ndeshja Brazil – Serbi.