Zvicra sanksionon grupin Wagner të Rusisë

Zvicra këtë të enjte ka shtuar grupin mercenar rus Wagner në listën e saj të sanksioneve pas një lëvizje të ngjashme nga Bashkimi Evropian javën e kaluar

Flamuri i Zvicrës

Zvicra ka sanksionuar të enjten grupin rus Wagner, duke ndjekur hapin e Bashkimit Evropian (BE), i cili e ka bërë të njëjtën gjë një javë më parë.

Forcat e Wagnerit janë në krye të ofensivave në lindje të Ukrainës, përfshirë luftimet në qytetin e Bahmutit, ku po shënohen përleshjet më të përgjakshme, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.

“Grupi Wagner është organizatë ushtarake me bazë në Rusi, nën udhëheqësinë e Yevgeny Prigozhin, e cila shërben si instrument i luftës hibride të Rusisë”, ka thënë Ministria ruse e Ekonomisë.

“Ndonëse natyra e saj ligjore është e paqartë, grupi Wagner është pjesë e një rrjeti kompleks të kompanive globale, të cilat janë të lidhura përmes strukturave të mbivendosura të pronësisë dhe rrjeteve logjistike”, është thënë në deklaratë, raporton REL.

I udhëhequr nga biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Prigozhin, Wagner është themeluar më 2014.

Ky grup është përfshirë në konfliktet në Afrikë, Amerikën Latine dhe Lindje të Mesme.

Zvicra nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, mirëpo u është bashkuar sanksioneve të bllokut evropian sa i përket Rusisë, prej nisjes së luftës.

Pavarësisht presionit nga Kievi dhe aleatët, Zvicra vazhdon të ruajë neutralitetin e saj.

Berni ka refuzuar kërkesat e shteteve tjera që armët zvicerane të rieksportohen në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika