Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se deficiti buxhetor ka arritur të zvogëlohet në rekord historik.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka publikuar një grafikë ku tregohet se në vitin 2022 deficiti ka shënuar vlerën -46.1 nga -104.2 sa ishte në vitin 2021.
“Deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik. Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur. Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”, ka shkruar Murati.
Shtesa deri tani kanë pranuar fëmijët nën 16 vjeç, studentët dhe puntorët e sektorit publik.