Zyba i VV-së “ushtroi presion direkt” mbi shefin e AKI-së, thotë Musliu pasi dështoi raportimi në komision

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar deputetin e Vetëvendosjes, Salih Zyba, për pengimin e mbledhjes ku drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, pritej të raportonte

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, ka deklaruar se mbledhja e planifikuar për të dëgjuar raportimin e drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, u pengua nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba.

Sipas Musliut, Zyba jo vetëm që bllokoi mbledhjen, por gjithashtu bëri “presion direkt” ndaj drejtorit Ajeti gjatë tentativës për diskutim.

Pozita lëshon mbledhjen e Komisionit për Siguri, ku duhej të raportonte drejtori i AKI-së

Musliu shtoi se Ajeti ishte ftuar për të raportuar mbi dy çështje specifike: përndjekjen e dyshuar të gazetarëve nga agjentët e AKI-së dhe ndikimin e Dejona Mihalit në disa institucione.

“E patë se çka ndodhi në mbledhje, u pengua që të mbahet mbledhja. Duke ndjekur me shqetësim, me mbështetjen e 1/3 të komisionit, kemi ftuar për raportim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, për raportimet se disa gazetarë po përndiqen nga zyrtarë të AKI-së dhe ndikimin e Dejona Mihalit në disa institucione të rëndësishme”, ka thënë Musliu.

“Jemi në përfundim të mandatit dhe çdo iniciativë hetimore do të merret si fushatë zgjedhore dhe bazuar se këto iniciativa mund ta dëmtojnë më tepër AKI kishte dakordancë dhe vullnet që të vazhdojmë me mbledhje”, ka shtuar deputetja e PDK-së.

Ajo theksoi se, megjithëse mbledhja u pengua, kishte arritur të bisedonte me Ajetin, por u ndërpre sërish nga deputeti Zyba, të cilin e akuzoi për ndërhyrje dhe presion.

Musliu ka shtuar se AKI-ja ka për mision identifikimin e kërcënimeve të sigurisë dhe stabilitetit ekonomik, ndërsa komisioni mbikëqyr punën e saj dhe buxhetin.

“Kërkuam që të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën dhe te mos i nënshtrohemi. Për të qenë më e qartë, misioni i AKI-së është identifikimi i kërcënimeve të sigurisë, stabiliteti ekonomik, kurse Komisioni mbikëqyr AKI-në, buxhetin e kështu më radhë”.

 “E potencova, që pati tentime që të pengohet edhe bashkëbisedimi me drejtorin Ajeti, nga deputeti i VV-së, Salih Zyba. Përveç pengesës sime, bëri presion direkt ndaj drejtorit të AKI-së”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika