Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbehari ka folur rreth ndeshjes së fundit Zvicër – Serbi.
I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” ai ishte konkret edhe për festimet me simbolet shqiptare.
“Të ndalësh futbollistët Xhakën dhe Shaqirin të festojë në një ndeshje të ardhme, ti thjeshtë m’i përdhosë simbolet kombëtare”, tha ai fillimisht.
Teksa, shtoi se “këtu duhet të jemi të unifikuar, politika duhet ta bëjë pjesën e vet. Kjo nuk ka të bëjë me provokim, kush ndihet i provokuar është problem i atij dhe është sëmundje për mendimin tim”.
Kjo është nata e 17- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.