Zymberi për Kuvendin e FFK-së: Ne nuk kemi pasur kohë as të japim vërejtje dhe propozime

Për RTV Dukagjinin drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka thënë “ne nuk e kemi pasur të drejtën tonë elementare që është e garantuar me kushtetutë edhe me statut të FFK-së, që ne të japim propozimet dhe vërejtjet tona, në mënyre që të harmonizohen dhe pastaj të votohet”

Drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi

Drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi ishte një nga delegatët që e lëshoi Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës para kohës.

Zymberi nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si ky proces ka rrjedhur në tërësi.

Për mikrofonin e RTV Dukagjinit ai tha se “ne nuk e kemi pasur të drejtën tonë elementare që është e garantuar me kushtetutë edhe me statut të FFK-së, që ne të japim propozimet dhe vërejtjet tona, në mënyre që të harmonizohen dhe pastaj të votohet”.

Kujtojmë, që Statuti i ri i FFK-së, u miratua me 48 vota pro, një abstenim dhe pesë delegatë nuk votuan fare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika