Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar incidentin në Veri të Kosovës, ku mbeti i plagosur një qytetar.
“BE në Kosovë dënon incidentin e sigurisë, ku një serb i Kosovës është qëlluar dhe plagosur mbrëmë afër pikëkaklimit kufitar të Policisë së Kosovës në urën e Bistricës në komunën e Zveçanit”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Zyra e BE-së.
The EU in Kosovo condemns the security incident in which a Kosovo Serb was shot and injured last night nearby the @Kosovo_Police checkpoint at the Bistrica bridge in Zvečan/Zveçan municipality.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) April 11, 2023
Policia e Kosovës e ka suspenduar një zyrtar të saj i cili dyshohet se ishte i përfshirë në plagosjen e një personi të hënën në Leposaviq. E njëjta ka bërë të ditur se janë suspenduar edhe tre zyrtarë të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast.