Protesta e mbajtur para Kuvendit të Kosovës, nga veteranët e luftës ka bërë të reagojë edhe zyra e BE-së në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, thuhet se e drejta për tubim paqësor garantohet me ligjin ndërkombëtar të Kosovës.
Zyra e BE-së, ka bërë thirrje për të gjithë protestuesi që të kenë bashkëpunim me policinë që të ruajnë qetësinë.
“Duke njohur të drejtën për të protestuar, ne u bëjmë thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga çdo formë dhune dhe të bashkëpunojnë me Policinë për të ruajtur rendin publik duke dëgjuar zërin e tyre”, shkruhet në postimin e zyres së BE-së.
The right to peaceful gathering is guaranteed by international & Kosovo law. While recognizing the right to protest, we call on all protesters in 🇽🇰 today to refrain from any form of violence & cooperate with the Police to maintain public order while having their voices heard.
— European Union Kosovo (@EUKosovo) June 16, 2022