Zyra e Kryeprokurorit: Qeveria s’lejoi rekrutimin e mbrojtësve të viktimave

Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar rekrutimin e 8 mbrojtësve të viktimave për këtë vit. Kështu po thonë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. Qeveria nuk është përgjigjur në këtë por nga Zyra për Mbrojtjen e ndihmës të viktimave që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kanë thënë se numri që është tani është i pamjaftueshëm, për shkak të rritjes së rasteve, sidomos të dhunës në familje

Ministria e Drejtësisë.

Personi i parë që kontaktohet nga Policia, në rastet e vrasjeve, dhunës në familje e abuzimeve seksuale, është mbrojtësi i viktimave.

Në tërë Kosovën, janë vetëm 16 persona që punojnë në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, por që ky numër po shihet si i pamjaftueshëm, për të përballur rastet që pranojnë.

“Që nga fillimi i punës në vitin 2002 kjo zyre, jemi sfidua me probleme të ndryshme, sidomos me zyre me staf për arsye kemi sidomos kohëve të fundit, kemi raste të cilat janë në rritje e sipër, kemi raste shumë, për shembull regjioni i Prishtinës, diku 960 raste vitin që lëmë pas, dhe kemi vetëm 5 mbrojtës të viktimave, paramendoni se sa raste secilit mbrojtës i ka ra për me punu dhe më dhënë kontributin çfarë duhet me dhënë”, ka deklaruar Burhan Maxhuni.

Maxhuni, i cili është ushtrues detyre i udhëheqësit të menaxherit të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, thotë se institucionet duhet të merren më seriozisht me këtë zyre, për shkak të rëndësisë që ka.
“Jo vetëm për mbrojtës të viktimave, ne kemi edhe për zyre pak vështirësi sfidohemi, kemi vështirësi edhe me vetura, domethënë duhet pak më shumë vëmendje, nga të gjitha institucionet tjera për këtë zyre sepse është zyre model, për shtet përreth”, ka thënë ai.

Shtimin e numrit të tyre, e sheh si të domosdoshme edhe avokati Yll Zekaj, i cili thotë se kjo ndikon edhe në punën e tyre.

“Dhe kjo na tregon se është një numër i pamjaftueshëm, për rolin dhe rëndësinë që e kanë zyra për mbrojtjen e viktimave, duke pasur parasysh që roli i tyre, është 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, në çdo rast kur kemi ndonjë viktimë të krimit coftë rastet e dhunës në familje të trafikimit me qenie njerëzore, dhe vepra të tjera penale, që kemi viktima, dhe në atë rast dera e parë për tu iu drejtuar në bazë të legjislacionin penal, është mbrojtësit e viktimave”, ka thënë Zekaj.

Mbrojtësit e viktimave shpesh kanë qenë adresë e shumë kritikave, në rastet e vrasjeve ndaj grave e dhunës në familje, e që sipas Zekajt, mungesa e resurseve nuk duhet të jetë arsyetim.

Ditë më parë, në një intervistë për RTV Dukagjinin, Nazlie Balaj, këshilltarja e ministres së Drejtësisë, ka thënë se janë duke bashkëpunuar me zyrën e kryeprokurorit të shtetit për të rritur numrin e mbrojtësve të viktimave.

Por të kundërtën e thonë nga ky institucion.

“Nga marrja e vendimit të datës 23.11.2022 me numër 1458/2022, të Këshillit Prokurorial të Kosovës për pezullimin e raporteve me Qeverinë e Kosovës, Prokurori i Shtetit nuk i është përgjigjur ftesave të Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkaq, sa i përket numrit të mbrojtësve të viktimave, theksojmë se numri i tyre është i pamjaftueshëm. 16 mbrojtës të viktimave dhe 7 mbikëqyrës regjional kemi aktualisht në gjithë territorin e vendit. Edhe përkundër kërkesave për lejimin e mjeteve buxhetore për rekrutimin edhe të tetë mbrojtësve të viktimave, nuk janë ndarë mjete nga Qeveria e Kosovës për të pranuar mbrojtës të ri të viktimave gjatë viti 2023”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit.

Në lidhje me këtë, gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje nga Qeveria e Kosovës, e as nga Ministria e Drejtësisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika