Zyrapi: Inspektori i Përgjithshëm nuk ka ekzistuar në ‘98-tën derisa është ristrukturuar UÇK-ja

Fillimisht, avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts pyeti dëshmitarin se a është e vërtetë që as në armatën Jugosllave dhe as atë Boshnjake nuk ka ekzistuar roli i Inspektorit të Përgjithshëm përpara ‘98-tës.

Bislim Zyrapi në Gjykatën Speciale si dëshmitar i 75-të.

Dëshmitari Bislim Zyrapi tha se funksioni i Inspektorit të Përgjithshëm nuk ka ekzistuar gjatë vitit 1998 deri në momentin kur është ristrukturuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës në nëntor të po të njëjtit vit.

Fillimisht, avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, pyeti dëshmitarin se a është e vërtetë që as në armatën Jugosllave dhe as atë Boshnjake nuk ka ekzistuar roli i Inspektorit të Përgjithshëm përpara ‘98-tës.

“Është e saktë që nuk ka ekzistu. Faktikisht, në ish-armatën Jugosllave ka ekzistu sektori, aty i kanë thanë Inspektori Gjeneral i Sekretariatit të Mbrojtjes që është faktikisht i njëjti veprim i detyrës. Në armatën Boshnjake nuk ka ekzistu. Tek ne, në kohën e ‘98-ës nuk ka ekzistu përpara se të ristrukturohet Shtabi i Përgjithshëm dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Me strukturimin e saj është vendosur të ketë edhe inspektorin e përgjithshëm si në çdo ushtri që kontrollon dhe inspekton ushtrinë”, tha dëshmitari.

Sipas Roberts, për ZPS-në dëshmitari kishte thënë se nuk kishte rol të Inspektorit të Përgjithshëm në UÇK përpara se të merrej ky rol nga Selimi.

“Po e saktë është”, u përgjigj dëshmitari.

Zyrapi gjithashtu tregoi se çfarë merrej Selimi gjatë ‘98-ës përpara se ky të largohej në Shqipëri.

“Kur e kam marrë detyrën nga zotëri Bashota, këtë rolin e inspektorit nuk e di se nuk ka pas strukturë atëherë, nuk e kam njoftë strukturën çka ka qenë më herët dhe s’di cilën detyrë e ka marrë pastaj, por e di që prej korrikut në këtë kohë ka qenë së bashku me mua që më  ka ndihmuar për t’u njoftuar me njësitë lokale dhe normalisht gjatë veprimit me operacionet se nuk ka pas mundësi tjetër veprim të bëhet se veç sulmet kanë fillu nga mesi i korrikut dhe deri kur kam dalë unë kemi pas sulme tanë kohën dhe çdo herë jemi kanë në vijat e frontit. Kështu që nuk kemi ushtru ndonjë detyrë tjetër të veçantë përveç ndihmës si çështje operative në zonat që kemi ofru dhe shtabe”, tha Zyrapi.

Dëshmitari Zyrapi mohoi të ketë parë ndonjë vendim zyratr në atë kohë që Selimi ishte emëruar Inspektor i Përgjithshëm.

“Jo, në atë kohë nuk e kam pa. Si Inspektor të Përgjithshëm e di që kur kemi fillu ristrukturimin e Shtabit të Përgjithshëm atëherë është shpalos që ka si Inspektor të Përgjithshëm dhe është vendos Selimi”, tha ai.

Nga mesi i shtatorit dhe në tetor të atij viti, dëshmitari pohoi se ka qenë në Shqipëri dhe ndonëse ka pasur luftime nuk e di se çfarë ka bërë Selimi gjatë kësaj kohe.

“Sa ka qenë me mu, tanë kohën ka qenë në front edhe çdo herë ka qenë tek vija e frontit ku ka pas nevojë të ndihmohet normalisht”, tha Zyrapi tutje.

Përpara temës së Inspektorit të Përgjithshëm,  Roberts i tha dëshmitarit se për ZPS-në kishte thënë se rrëmbimi i civilëve ishte njohuri e përgjithshme në zonë dhe si rrjedhojë e pyeti dëshmitarin se a e kishte fjalën vetëm për territorin e Rahovecit.

“Po normalisht e kam thanë. Ishte konkret për atë kohë dhe atë moment dhe jo për territorin e Kosovës në tërësi”, tha Zyrapi.

Dëshmitari pohoi se ka thënë për ZPS-në që nuk ka pas dijeni në qoftë se kishte përpjekje nga Shtabi i Përgjithshëm për të vendosur në qoftë se ishin marrë të burgosurit dhe se çfarë iu kishte ndodhur atyre.

Zyrapi ishte pyetur se në qoftë se Shtabi i Përgjithshëm merrte raport se ishin kapur civilë dhe nuk kishin informata lidhur me këta persona, çfarë përgjegjësie do të kishte në këtë pikë Shtabi i Përgjithshëm.

“Përgjegjësia i takonte personit konkret që e kishte bërë këtë akt dhe në qoftë se Shtabi i Përgjithshëm informohej dhe nuk kishte të bënte asgjë lidhur me këtë, ata do të duhej të jepnin një shpjegim se pse kishte ndodhur kjo”, lexoi përgjigjen e dëshmitarit, avokati Roberts.

Dëshmitari pohoi se  e ka thënë një gjë të tillë duke shtuar se ishte përgjegjësi e komandantëve të zonës nëse merreshin civilë ose jo.

“Po, në atë kohë qashtu”, tha Zyrapi.

Gjithashtu Roberts pyeti dëshmitarin nëse iu ishte dhënë ndonjë raport atij për mbajtjen e të burgosurve në atë kohë.

“Po, as mu dhe nuk e di që iu është dhënë ndokujt prej anëtarëve të Shtabit të Drejtorisë Operative”, tha Zyrapi.

Lidhur me këtë çështje, dëshmitari tha se nuk e ka pasur mundësinë Shtabi i Përgjithshëm që të bëjë hetime në atë kohë pasi që me atë duhej të merrej sektori juridik e që gjatë kësaj periudhe ende nuk ishte formuar.

“As struktura e Shtabit nuk ka qenë si duhet e lëje më struktura e hetimit në atë kohë”, tha Zyrapi./Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika