Matthijas de Ligt është futbollisti profesionist holandez i cili luan si qendërmbrojtës për klubin e Serie A Juventus. Është konfirmuar se Bayern ka kompletuar kontratën me de Ligt, kështu kanë bërë të ditur kampionët gjerman të Bundesligës.
De Ligt ka nënshkruar një marrëveshje 5-vje֛are me Bayern-in, pra kjo ofertë do të vlejë deri në vitin 2027-të, klubi i Bayern-it dp të paguajë 70 milionë euro tarifë për De Ligt si dhe 10 milionë euro shtesa duke u bazuar në bonuset që lidhen me përformancën e tij.
Përndryshe, Matthijs de Ligt kishte kaluar nga klubi i Ajax-it, për t’u bashkuar me Juventusin në vitin 2019-të, për një shumë prej 75 milionë eurosh.
“De Ligt ishte një objektiv kryesor për ne. Me nënshkrime si kjo, qëllimet e mëdha që ne kemi janë të arritshme,” ka thënë presidenti i Bayern-it, Herbert Hainer në një deklaratë.
“Përveç kësaj, FC Bayern është një klub i drejtuar shkëlqyeshëm me synime të mëdha. Jam shumë i lumtur që tani po bëhem pjesë e historisë së FC Bayern,” u shpreh de Ligt.
22-vjeçari tashmë ka 38 paraqitje për Holandën dhe e lë Juventusin pa opsione në mbrojtjen qendrore, me mbrojtësin italian Giorgio Chiellini i cili do të largohet në sezon.