Zyrtare: Benzema pensionohet nga kombëtarja franceze

Karim Benzema

Legjenda e Real Madridit, Karim Benzema, zyrtarisht ka njoftuar për pensionimin e tij nga kombëtarja e Francës.

“Bëra përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot, dhe jam krenar për këtë! Unë shkrova historinë time dhe e jona përfundon”, ka shkruar Benzema në Facebook.

Benzema ka zhvilluar 97 lojë me kombëtaren franceze, duke shënuar gjithsej 37 herë.

Francezi ishte grumbulluar në ekipin kombëtar edhe në Katar, por për shkak të një lëndimi, u detyrua të mos vazhdonte të luante.

Aktualisht, Benzema është lojtari kryesor i Real Madridit, me të cilin, e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve herën e fundit.

Për shkak të sukseseve me ekipin e tij, Benzema është shpërblyer me Topin e Artë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika