Eros Grezda i dha fund aventurës në Turqi me skuadrën e Manisës dhe duket se e ka gjetur menjëherë skuadrën e re.
Bëhet fjalë për një rikthim te ish-skuadra e tij, Zalaegerszeg në Hungari, nga e cila u largua një vit më parë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi hungarez, i cili i uron mirëseardhjen ish-futbollistit të Kombëtares.
Eros Grezda luajti pjesën e dytë të sezonit 2021/22 në Kategorinë e Parë kroate, ku shënoi dy gola dhe dha katër asistime për Shibenikun.
Gjysmën e parë të sezonit aktual e kaloi në Turqi, ku luajti në tetë ndeshje të ligës dhe që nga ndërprerja e kontratës me Manisa FK, vjen në Zalaegerszeg si lojtar i lirë.
“Eros Grezda është një lojtar me përvojë ndërkombëtare që mund të vendoset në çdo pozicion, kështu që prania e tij në lojën tonë sulmuese ofron edhe më shumë mundësi variacionesh. Lojtari tashmë ka kaluar ditët e mëparshme me ne dhe e njeh mirë mjedisin nga koha e tij e mëparshme në Zetes, gjë që mund të ndihmojë shumë në integrimin e tij. Shpresojmë që ai të ndjekë një rrugë të ngjashme si Eduvie Ikoba, e cila e shpërbleu besimin tonë me gola pas rikthimit” ka thënë Attila Dragóner.
Eros Grezda ka nënshkruar një kontratë më shumë se një vit e gjysmë me ZTE FC.