Zyrtare: Kepa pjesë e Real Madridit

Kepa Arrizabalaga

Real Madridi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për huazimin e Kepa Arrizabalaga.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Real Madridi përmes një komunikate zyrtare ku thuhet se Kepa do të jetë pjesë e mbretërve deri në fund të këtij sezoni.

“Real Madrid CF dhe Chelsea FC kanë rënë dakord për huazimin e lojtarit Kepa Arrizabalaga, i cili është i lidhur me klubin këtë sezon, deri më 30 qershor 2024”, thuhet në komunikatën e Real Madridit.

Madrilenët njoftuan se ceremonia e prezantimit të Kepas do të bëhet të martën me fillim nga ora 13:30.

Kujtojmë se portieri kryesor i Real Madridit, Thibaout Courtois, u largua i lënduar nga stërvitjet, pasi ka këputur ligamentet e gjurit dhe do të mbetet larg fushave për së paku gjashtë muaj.

Një lajm i keq për madrilenët është edhe lëndimi i Eder Militaos, i cili u largua i lënduar nga ndeshja kundër Atletico Madridit dhe do të mbetet jashtë fushave për së paku gjashtë muaj, për të njëjtën arsye sikurse Courtois.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika