Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se takimi në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do të fillojë të hënën në ora 8 të mëngjesit.
Gjithashtu, udhëtimin e kryeministrit Kurti për në Bruksel e ka ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisës se Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për RTV Dukagjinin.
Por, Vuçiq është shprehur pesimist rreth këtij takimi me Kurtin në Bruksel.
“Bisedimet do të fillojnë në ora 8 të mëngjesit, do të nisem nga Beogradi në ora 4 apo 4:30, apo edhe sonte”, tha Vuçiq. “Unë do të shkojë, jo pse mendoj se mund të bëjmë ndonjë gjë, por që të mos u japim arsye që ta fajësojnë Serbinë se nuk dëshiron të marrë pjesë. Ne u thamë se ata duhet të formojnë Asociacionin në përputhje me propozimin e ekipit menaxhues të Serbisë…”, ka thënë Vuçiq.
Rreth këtij takimi që u thirr nga shefi i BE-së Joseph Borrell për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes për targat. Ku nga 21 nëntori fillon faza e dytë të implementimit e vendimit për targa.
Faza e parë e planit për targa përfshiu qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Ndërsa, faza e dytë që pritet të nis nga e hëna e 21 nëntorit, parasheh gjoba prej 150 euro.
Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimit të planit për ri regjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, që nga një nëntori 1 këtij viti. Si rrjedhojë, tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.