Zyrtare: Shitet Chelsea, marrëveshja rekord në histori të futbollit

Ekipi futbollistik i Anglisë Chelsea e ka ndërruar pronarin, pas sanksioneve ndaj ish-pronarit Roman Abramovich, të cilin Britania e Madhe e kishte cilësuar si njeri të afërt të presidentit rus Vladimir Putin

Ish-pronari rus Abramovich u sanksionua me të filluar agresioni i Rusisë mbi Ukrainën, shkaku që Mbretëria e Bashkuar e shikon atë si person të afërt me Vladimir Putinin.

Kështu, pas më shumë se dy muaj, Chelsea ka pronar të ri dhe në krye të tyre do të jetë miliarderi amerikan, Todd Boehly, së bashku me Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyys.

“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se kushtet janë rënë dakord për një grup të ri pronësie, të udhëhequr nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss, për të blerë klubin”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Nga investimi total që do të bëhet, 2.5 miliardë funte do të aplikohen për blerjen e aksioneve në Klub dhe të ardhurat e tilla do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar me synimin për të dhuruar 100 për qind për qëllime bamirësie, siç konfirmohet nga Roman Abramovich. Do të kërkohet miratimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të ardhurat të transferohen nga llogaria bankare e ngrirë e MB”.

Roman Abramovich, ish pronar i klubit futbollistik të anglisë Chelsea

“Përveç kësaj, pronarët e rinj të propozuar do të deponojnë 1.75 miliardë funte në investime të mëtejshme për të mirën e Klubit. Kjo përfshin investime në Stamford Bridge, Akademi, Ekipin e Grave dhe Kingsmeadoë dhe financimin e vazhdueshëm për Fondacionin Chelsea”.

“Shitja pritet të përfundojë në fund të majit, duke iu nënshtruar të gjitha miratimeve të nevojshme rregullatore. Më shumë detaje do të jepen në atë kohë”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika