Zyrtarë të MPB-së u kërkojnë mërgimtarëve “të festojnë me zemër, jo me armë”

Zyrtarë të MPB-së kanë mbajtur aktivitetin e promovimit të fushatës me mërgimtarët që vinin përmes aeroportit ndërkombëtar: “Adem Jashari” në Prishtinë

FOTO:MPB

Në Kuadër të fushatës “Festo me zemër, jo me Armë”, Ministria e Punëve të Brendshme të mërkurën ka mbajtur aktivitetin e promovimit të fushatës me mërgimtarët që vinin përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, koordinatori për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, së bashku me një ekip nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë të MPB-së, bashkëbiseduan dhe shpërndanë mesazhet kryesore të fushatës për parandalimin e gjuajtjeve festive me mërgimtarët.

May be an image of 1 person and text

Zëvendësministri Gashani kërkoi nga mërgimtarët që këtë mesazh për parandalimin e të shtënave festive ta ndajnë edhe me familjarët e tyre në Kosovë, sidomos në ambiente festive ku marrin pjesë për t’i njoftuar qytetarët mbi pasojat që vijnë nga të shtënat gjatë gëzimeve familjare.

“Është e rëndësishme që në ahengjet tuaj të festoni pa të shtëna me armë. E shtëna me armë nuk është traditë, i përket të kaluarës, andaj ju ftojmë që të bashkëpunoni me Policinë e Kosovës, në raste kur jeni ne ambiente ku ka prani, apo të shtëna me armë. Me të gjithë akterët institucional dhe të sigurisë po punojmë ngushtë që të parandalojmë të shtënat festive dhe të rrisim nivelin e sigurisë në vend”, theksoi zëvendësministri Gashani.

Ndërsa mërgimtarët që vinin në Kosovë, siç thotë njoftimi, e mirëpritën nismën e MPB-së për këtë fushatë dhe premtuan që të njëjtat mesazhe t’i ndajnë edhe me familjarët dhe të afërmit e tyre.

May be an image of 5 people and suitcase

Ministria e Punëve të Brendshme, më 30 qershor filloi zyrtarisht fushatën “Festo me zemër, jo me armë” me aktivitete në shkolla, takime me Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi, institucionet të sigurisë, institucione fetare dhe asamble Komunale në qytete të ndryshme në Kosovë.

Aktivitete të tjera do të përcjellin fushatën gjatë ditëve dhe muajve në vijim, për të ngritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për të rritur numrin e raportimeve për të shtënat festive.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika