Zyrtarë të VV-së insistojnë në hapjen e Urës së Ibrit, opozita kërkon koordinim

Eksponentë të partisë në pushtet kanë dalë kundër qëndrimit të QUINT-it dhe NATO-s, që në këtë fazë nuk mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë. Ata insistojnë se ajo do të hapet së shpejti, kurse politikanë nga veriu i vendit kërkojnë nga ndërkombëtarët të arsyetojnë këtë qëndrim. Ndërsa, opozita në anën tjetër kërkon koordinim me aleatët

Ura mbi lumin Ibër që ndan qytetin në Mitrovicë të Veriut dhe atë të Jugut. Nëntor 2022.

“Qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës, në këtë kohë”.

Ky është mesazhi i QUINT-it dhe NATO-s, të cilin e transmetoi një ditë më parë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Megjithatë nga ajo çka po proklamohet prej zyrtarëve të partisë në pushtet, një gjë hapja e plotë e urës pritet të ndodhë shumë shpejt.

Hapja e saj, pavarësisht qëndrimit të aleatëve, sipas deputetit Alban Bajrami, nuk ka se çka të ketë pasoja për Kosovën.

“Autoritetin e plotë dhe të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë e ka shteti i Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe në momentin e parë që janë përfunduar të gjitha vlerësimet, ura do të jetë e hapur edhe për qytetarët”, ka thënë Alban Bajrami, Deputet i LVV-së.

Që nga pas lufta, mu në mes të kësaj ure qëndrojnë vazhdimisht si masë sigurie pjesëtarë të KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë.

E, pa u dakorduar me aleancën ushtarake veriatlantike dhe aleatë të tjerë, sipas deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, nuk duhet të merret asnjë veprim.

Haliti: Ura e Ibrit duhet të hapet për qarkullim në koordinim me aleatët

“Nëse veprojmë pa u marrë vesh edhe me EULEX, KFOR dhe QUINT-in është problem, pasi mundet me u vendos KFOR-i në urë dhe mund të ketë probleme mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës në veri”, ka thënë Xhavit Haliti, Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, asamblisti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Betim Osmani thotë se parterët ndërkombëtarë duhet të jenë më të qartë në arsyetimin e kërkesës së tyre që ura të mbetet e mbyllur.

“Nëse këto shtete e shohin si problem atëherë të na tregojnë edhe si qytetarë, po edhe si institucione çfarë dojnë të bëjmë që ura të hapet, nuk është normale që ura të jetë e mbyllur tash e 25 vjet”, ka thënë Betim Osmani, Asamblist në Mitrovicë të Veriut.

SHBA dhe shtetet e QUINT-it insistojnë që çështja e hapjes së urës të diskutohet në dialogun me Serbinë, gjë për të cilën janë kategorikisht kundër Qeveria dhe presidentja Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika